Ramos kërcënon Perezin: Ose unë, ose Mourinho!

0
20
Mediet një Spanjë ditët e fundit kanë raportuar se Jose Mourinho është favoriti numër një për të marrë drejtimin e Real Madridit.
‘Los Blancos’, po kalojnë një periudhë të vështirë në La Liga edhe pas emërimit të Santiago Solarit, dhe trajneri argjentinas në fund të sezonit mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.
Një nga emrat më të përfolur për të marrë vendin e Solarit, është Jose Mourinho, i cili që nga 18 dhjetori është i papunë pas shkarkimit nga Manchester United.
Lajmet për rikthimin e Jose Mourinhos, nuk i kanë pëlqyer kapitenit Sergio Ramos.
Ky i fundit ka kërcënuar me largim në qoftë se Mourinho merr drejtimin e Realit.
“Ose unë, ose Mourinho”, ishin fjalët që Ramos ia tha presidentit Florentino Perez, shkruajnë mediet në Spanjë.
Mourinho dhe Ramos, nuk kanë pasur raporte të mira gjatë kohës kur portugezi ishte në krye të shtabit teknik te Real Madrid.