Ramosaj: Krimi na ka lënë pa fjalë – apeloj që qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e autorit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se rasti i sulmit të armatosur mbrëmjen e kaluat ka qenë një rast që na ka shokuar e tronditur të gjithëve.

“Ne kemi investuar me breza që të kemi nja ambient të qetë. Deqani shquhet që është një ambient i qetë që nuk këso problematike, mirëpo sido që të jetë mbrëmë ka ndodhur krimi makabër që na ka lënë pa fjalë”, tha Ramosaj në një konferencë për media, transmeton Klankosova.tv.

“Me gjuajt te dikush që po rriten e po shkojnë në shkollë është e papranueshme”, u shpreh tutje ai.

“Çdokush që ka informatë për këtë rast le të iu drejtohet organeve përkatëse që të kemi një ambient të qetë për të gjithë qytetarët”, përfundoi Ramosaj.