Ramush Haradinaj e Jakup Krasniqi intervistohen sot nga Dhomat e Posaçme në Hagë

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

Ftesa për t’u intervistuar bëri që Haradinaj të dorëhiqet nga pozita e shefit të ekzekutivit kosovar.

Po ashtu, edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot do të paraqitet tek e njëjta prokurori e cila vepron në Hagë.

Të dy ish-liderët e UÇK-së udhëtuan dje drejt Holandës.

Ndërsa, pak para nisjes drejt Hagës, Haradinaj tha se po udhëton për t’u intervistuar nga Dhomat e Posaçme në Hagë si qytetar i Republikës së Kosovës.