Raporti me Shqipërinë dhe politikën e jashtme, çfarë parasheh qeveria Kurti?

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin qeverisës dhe atë legjislativ.

Qeveria Kurti synon të merret gjatë qeverisjes së saj, është edhe politika e jashtme dhe thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të japë me shumë energji dhe vendosmëri kontributin e saj brenda bashkësisë transatlantike të demokracive dhe shteteve ligjore. Do të paraqesim kërkesën për anëtarësim të Kosovës në BE dhe NATO si dhe do të anëtarësohemi në Kartën e Adriatikut. Qeveria e Kosovës do të angazhohet për një qasje të strukturuar dhe të institucionalizuar të bashkëpunimit dhe integrimit ndër-shqiptar. Në këtë drejtim, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë do të thellohen marrëdhëniet në fusha të ndryshme për të jetësuar marrëveshjet e arritura më parë, si: tregtia, financat, arsimi dhe shkenca, siguria, si dhe në veçanti harmonizimin e politikës së jashtme”, thuhet në programin qeverisës.