Raportohen 99 raste të reja me koronavirus në Kinë

Kina konfirmoi më pak se njëqind raste të reja me koronavirusin e ri shumica të importuara nga jashtë vendit.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC) të Kinës, 99 raste të reja u raportuan në rajonin Xinjiang, ku 97 prej tyre ishin të importuara nga jashtë, shifra më e lartë ditore që nga 6 marsi.

Një ditë më parë, vendi konfirmoi 46 raste, me 42 infeksione të importuara. Zona ku u shfaq virusi, provinca Hubei, nuk ka raportuar ndonjë rast të ri ose vdekje.

Të dhënat e NHC-së tregojnë se rastet e importuara në Kinë rriten dita ditës, pasi numri i përgjithshëm i rasteve të importuara ka shkuar deri në 1.280, megjithëse asnjë vdekje nuk u raportua nga infeksionet e importuara deri më tani dhe 481 pacientë u larguan nga spitalet pasi u shëruan me sukses.

Kina deri më tani ka konfirmuar 82 052 raste, me 3 339 vdekje, ndërsa 77 575 pacientë janë shëruar dhe larguar nga spitalet, sipas raportit të NHC./atsh