Rashica shënon golin e parë me fanellën e Galatasarayt

Milot Rashica ka gjetur golin e parë me fanellën e Galatasarayt në Superligën turke.

Ylli kosovar shënoi golin e tretë në fitoren 4-0 të skuadrës së tij si mysafir i Giresunsporit.

Me këtë fitore, Galatasaray blindon vendin e parë në tabelë me 48 pikë, shtatë më shumë se Fenerbahce.