Rashica shënon golin e parë për Norwich Cityn (VIDEO)

Milot Rashica e ka shënuar golin e parë për Norwich Cityn.

Rashica arriti të realizoi kundër Charlton Atlethic, në minutën e 80-të në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë të garave në FA Cup.

Ai e futi topin në portën boshe nga afërsia, pasi u shërbye nga sulmuesi Teemu Pukki.

Futbollisti i Kosovës i ka zhvilluar 13 ndeshje për Norwichin në Premierligë, dhe është ende në kërkim të golit të parë.

25 vjeçari iu bashkua Norwichit nga Werder Bremen në verën e kaluar në një marrëveshje prej 11 milionë eurove, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare.