Gjyqi në CAS mbaroi, Skënderbeu optimist!

0
296

Ditën e sotme, ashtu sikurse ishte planifikuar, është mbajtur edhe seanca dëgjimore në CAS/TAS të Lozanës, aty ku sigurisht Shqipëria ka gjetur vetëm mirë, sidomos me rastin e dronit në Serbi, por që këtë herë konflikti është brenda vendit.

Skënderbeu ka apeluar vendimin e Komisionit të Etikës për t’I hequr titullin e sezonit 2015-2016 dhe pikërisht ka çuar në Gjykatën e Artbitrazhit Sportiv, si organ i pavarur, federatën shqiptare të futbollit, që ditën e sotme është prezantuar në mëngjes me një nga funksionarët e saj dhe avokatin, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe klubi korçar.

Të dy palët kanë dhënë versionin e tyre në lidhje me tezën e masës së marrë dhe mbrojtjen nga pafajësia.

Kujtojmë që titulli i sezonit 2015-2016 ka mbetur ende pezull, teksa Partizani ka paraqitur kërkesë që t’I atribuohet duke qenë se u rendit në vend të dytë dhe mori pjesë në Champions në vend të Skënderbeut, që u përjashtua për një vit, për përfshirje, edhe pse jot të drejtpërdrejt në “match fixing”, pra ndeshje të trukuara.

Ndërkohë, nga klubi korçar, burime konfidenciale, rrëfejnë se janë të sigurt për fitoren në CAS, pasi provat që paraqesin janë më të forta se argumenti i FSHF-së për t’ia hequr, edhe pse rezervohen të ruajnë dokumentat zyrtarë që kanë paraqitur…

Brenda 30 ditësh, avokatët dhe juristët e CAS duhet të marrin një vendim, por nëse do të binden, mund ta bëjnë shumë më shpejt. / Sport Ekspre