Rashiq e konfirmon: Kurti u pajtua me të kaluarën e zëvendësit tim Radomiroviq

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është pajtuar me të kaluarën e Radoica Radomiroviq.

Ky i fundit është angazhuar si zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, që sipas shefit të tij në ministri, është i angazhuar që të punojë për integrimin e qytetarëve lokal në institucionet e Kosovës.

Emërimi i tij erdhi pas propozimit të Nenad Rashiq, i cili për T7 tha se është njoftuar nga vetë ai për të kaluarën e tij.

“Ai më tregoi së pari ku ka punuar, mi tregoi dokumentet që dëshmojnë se ai ka qenë kontabilist atje”, ka thënë Rashiq.

“Kam biseduar së pari edhe me kryeministrin duke i treguar se është një njeri i përkushtuar, dhe gjatë bisedës kemi konstatuar se ai asgjë të keqe nuk ka bë. Bile ai tash është promovuesi më i mirë i qeverisë në veri”.

Emërimi i Radomiroviq i cili kishte punuar në Kazermën Ushtarake të Serbisë ka ngjallur shumë polemika në vend.