Rasti i ambasadorit Berishaj, përplasen Gërvalla dhe Kadriaj

Raportimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka nxitur reagime te anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme. Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga AAK, Time Kadrijaj akuzoi ministren lidhur me emërimin e ambasadorëve.

“As 30 % e ambasadorëve nuk janë të emëruar politikë. Ka qenë krejt ndryshe në kohën kur ju keni mbajtur pushtetin. Për ambasadorin Martin Berisha, ju që më së shumti bërtisni e dini shumë mirë se çfarë padrejtësie i është bërë, dhe sa shumë gënjeni”, theksoi ajo.

Gërvalla shtoi tutje:

“Jam kureshtare të shoh a do skuqeni ju që keni bërë kësi fushata kundër një personi. Asnjë prej akuzave që ju bëni nuk qëndroni”, transmeton Telegrafi.

Ministrja gjatë raportimit ka folur edhe për fushatën e ç’njohjes se pavarësisë që është duke u bërë nga Serbia, ajo tha se deri tani kanë dëmtuar të gjitha deklaratat e shtetit serb.