Reagim ndaj aktit vandal të dëmtimit të varrezave të dëshmorëve në Viti

Heqja e pllakave nga varret e dëshmorëve për meremetim, zbuloi aktin e shëmtuar të hedhjes së mbeturinave brenda në varr! Këtë akt mund ta bëjnë vetëm njerëz të pavetëdijshëm apo armiq të përbetuar të veprës së dëshmorëve. Me këtë akt dëshmorët u vranë edhe njëherë.

Edhe pse nuk kemi ndonjë reagim zyrtar deri tani nga institucionet shtetërore, kërkoj që ato të merren me gjetjen e kryesit të kësaj vepre të shëmtuar.

Gjithashtu, kërkoj që edhe punëkryrësi të jap llogari për përdhosjen e varrezave, duke fshehur mbeturinat e punës në varre.

Ndajmë shqetësimin me familjet e dëshmorëve.

Thuhet në reagimin e Selami Nezirit, njërit nga themeluesit e Shtabit të Nënzonës Operative të Karadakut