Reagon vëllai i Dardan Krivaqës, distancohet nga ai dhe kërkon dënim meritor për të

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Ferizaj është shokuar i gjithë vendi.

Pas vrasjes së 18 vjeçares, M.O nga Ferizaj ka reaguar edhe vëllai i të dyshuarit kryesor, Dardan Krivaqa.

Lidhur me këtë ka reaguar Kastriot Krivaqa i cili është distancuar nga vëllai i tij dhe krimi që i njëjti dyshohet të ketë bërë.

Përmes një publikimi në Facebook, vëllai i të arrestuarit ka kërkuar nga institucionet e rendit që ti japin dënimin meritor Dardan Krivaqës.

Ai thotë se vëllai i tij gjatë tërë jetës iu ka “quar telashe dhe probleme të paparaparë, por asnjëherë nuk i ka përfillë këshillat e familjes”.

“Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familjen qysh në moshë shumë të re se herët kam mbet pa baba, por jam mundu që vëllaun ta këshilloj dhe ndihmoj, por asnjëherë nuk ka dëgjuar askënd”, shtoi ai ndër të tjerash.