Real Madrid nuk ka arritur më shumë se një barazim me Leganes (video)

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim me Leganesin në xhiron e 32-të në La Liga, raporton Fokusi.info.

Të dy ekipet i ndajtën pikët, duke barazuar 1 – 1.

Ishte Jonathan Silva ai që shënoi një gol të bukur pas një pakujdesie në mbrojtjen e mysafirëve në fund të pjesës së parë, 45′.

Ndërsa, Reali barazoi shifrat në minutën e 51-të me golin e Karim Benzema.

Në tabelë, Reali mbetet i treti me 61 pikë, katër prapa Atleticos që është e dyta dhe 13 më pak se Barcelona, e cila kryeson tabelën. Kurse, Leganes gjendet në vendin e njëmbëdhjetë me 41 pikë.