Shiko ndeshjen Kosovë – Suedi

Kosova do të jetë nikoqire e Suedisë në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për eliminatoret e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’. Dardanët e nisën vitin 2021 me një ndeshje miqësore të fituar 4-0 ndaj Lituanisë, derisa Seudia mori tri pikë në ndeshje zyrtare ndaj Gjeorgjisë pas fitores 1-0.

Do të jetë një sfidë jashtëzakonisht interesante në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku djelmoshat tanë do të synojnë të shkaktojnë befasi. Por trajneri Bernard Challandes ka disa mungesa për këtë takim si ajo e Amir Rrahmanit, Ibrahim Dresevic, Herolind Shalës, Arijanet Muric dhe së fundmi Valon Berishës.

Kjo ka detyruar trajnerin zviceran që t’i bëjë disa ndryshime në formacion për këtë sfidë. Në portë pritet të jetë përsëri kapiteni Samir Ujkani, derisa Florent Hadergjonaj ndodhet në krahun e djathtë e Benjamin Kololli rikthehet në të majtin.

Katërshja ofensive nuk pritet të ndryshojë, me Milot Rashicën, Bersant Celinën e Arbër Zenelin që do t’i japin ndihmë Vedat Muriqit.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE