Reka: Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqim 3 me 1, në ato maqedonase kemi vota

Jemi shumë të kënaqur nga rezultati dhe jemi pozitivisht të befasuar, tha mes tjerash kandidati Blerim Reka, njofton Portalb.mk.

Ai tha se deri më tani kanë sigurtë 50 mijë vota ndërsa pret 80 mijë.

Ai tha se në komunat shqiptare udhëheqin 3 me 1 ndërsa ka marrë vota edhe në ato maqedonase.

“Ne jemi të kënaqur. Kjo i ka tejkalu pritshmëritë tona. Kemi rezultat të shkëlqyeshëm dhe në të gjitha komunat udhëheqim 3 me 1, por kemi marrë vota edhe në të gjitha komunat maqedonase. Kjo është për tu shënuar, sepse sic e kemi thënë se koncepti ynë republikë për të gjithë ,është koncept universal për të cilin do të votojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.”, theksoi Sela.

Ai tha se numri i siguruar prej 80 mijë votave është një korpus i ndryshimeve në Maqedoni dhe që delegjitimon pushtetin në Maqedoninë e Veriut. “Ky korpus i votave paralajmëron një pranverë politike në të ardhmen, sigurisht në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen shumë shpejt”, theksoi Reka.

Ai përsëriti qëndrimin se Blerim Reka dhe dy partitë që e përkrahën nuk do të tregtojnë me votat e qytetarëve që e mbështetën kandidaturën e tij. Ai shtoi se lidhur me raundin e dytë shprehë rezerva se mund të arrihet cenzusi.