Arrestohet babai pasi e sulmoi fizikisht djalin e tij

Një i dyshuar është arrestuar dje në Komoran të Drenasi, pasi pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.