Rikthehet shiu, rikthehen edhe përmbytjet

Ashtu siç ndodh sa herë që ka shira, qyteti i Vlorës është përmbytur sërish.

Reshjet e rëna me intensitete gjatë orëve të mbrëmjes së sotme kanë sjellë disa problematika në qytet.

Si pasojë, rruga në lagjen “28 Nëntori” ka pasur probleme në qarkullim, po ashtu edhe në zonën e Skelës.

Punonjësit e bashkisë dhe ujësjellës kanalizimeve po punojnë për normalizimin e situatës.