Rinas, mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer.

Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.

Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend.

Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.

Sipas ministres, vetëm ditën e sotme janë kryer 13029 vaksinime.