Rohde kërkon respektimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka 100 për qind të drejt pas kërkesës ndaj institucioneve të vendit që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Rohde tha se të gjithë miqtë dhe partnerët i bëjnë thirrje Kosovës që ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses.

“Gjenerali Barbano ka 100% të drejtë. Të gjithë miqtë dhe partnerët i bëjnë thirrje Kosovës: Vetëm bëjeni”, shkroi Rohde mbi postimin e Barbanos në platformën “X”, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, shefi i EULEX-it gjatë ditës tha se vendimi i vitit 2016 për Manastirin e Deçanit është i detyrueshëm për të gjithë personat dhe institucionet, pa përjashtim.