Edi në shesh në ditën e Kongresit të Partisë

Partia Socialiste e Shqipërisë ka filluar punimet e Kongresit në orën 10:00 dhe do të ketë kryesisht karakter zgjedhor, për vetë faktin që mbahet rreth 3 muaj para zgjedhjeve lokale të planifikuara.

Edi Rama bashkë me anëtarët e shumtë të PS-së ka dalë në sheshin e Tiranës. Madje ai ka gjetur kohë edhe për selfie dhe postime në facebook.

Rama e ka konfirmuar karakterin zgjedhor të këtij Kongresi:

“Nga sheshi i Nënë Terezës së shqiptarëve, me Partinë Socialiste për bashkitë që duam, për Shqipërinë që Duam”, ka shkruar ai në FB./fokusi.info/