Roma eliminon Shakhtarin, kualifikohet në çerekfinale

Roma është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Shakhtar Donetskut në ndeshjen kthyese ë u zhvillua në stadiumin “Olimpico”.

Takimi i parë i zhvilluar në Donbass Arena në Donetsk përfundoi me fitoren e ekipit ukrainas me rezultat 2-1, ndërsa pas sfidës kthyese, romakët kualifikohen tutje falë golit si mysafir.

Pjesa e parë nuk dhuroi shumë spektakël dhe nuk pati raste të mira shënimi nga asnjëra palë. Kështu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes 0-0.

Nuk kaluan shumë minuta brenda gjysmës së dytë dhe rezultati u zhbllokua. Kevin Strootman dërgoi një asistim të mrekullueshëm në drejtim të Edin Dzekos, i cili shënoi në minutën e 52-të.