Shqipëria e pafat, edhe përkundër lojës së mirë, nuk arrin ta mposht Lituaninë

Kombëtarja Shqiptare nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me kombëtaren e Lituanisë, shkruan Fokusi.info.

Ndeshja e zhvilluar në Vilnius , e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve, ka përfunduar barazim, 0-0.

‘Kuqezinjtë’ ishin më të mirë në fushën e lojës, por dështuan të gjenin golin e avantazhit.

Sulmuesi Taulant Seferi pati raste të mira shënimi, që nuk arriti t’i shndërronte në gol.

Në anën tjetër, pati edhe një rast kontestues për penallti në të mirë të Shqipërisë, por gjyqtari vendosi të hesht.

Kujtojmë se me rezultat të njëjtë Shqipëria kishte barazuar edhe me Kazakistanin, tre ditë më parë.