Roma triumfon ndaj Torinos

0
221

Roma  ka fituar kundërTorinos në “Olimpico” me rezultat 3:0

Pas fitores mbresëlënëse në udhëtim te Napoli 2:4, Roma ka marrë tri pikë të reja në Serie A.

Të besuarit e Eusebio Di Francesco triumfuan në shtëpi 3:0 përballë Torinos.

Konstantinos Manolas në minutën e 56-të realizoi për 1-0, për 2-0 shënoi kapiteni, Daniele De Rossi, në minutën e 73-të, derisa  për rezultatin përfundimtar 3-0 realizoi Lorenzo Pellegrini e 90-të

Pas kësaj fitore Roma gjendet në pozitën e tretë me 56 pikë, katër më shumë se Lazio dhe 5 më shumë se Interi.