Chelsea – Tottenham mbyllet me tension

Ndeshja Chelsea – Tottenham nuk ka dhuruar fitues, por një ndeshje të jashtëzakonshme në kuadër të javës së dytë në Premierligë, shkruan Fokusi.info.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, ku në fund u përcoll me tension ndërmjet dy trajnerëve Tuchel e Conte të cilët edhe gjatë ndeshjes patën fërkime dhe gjyqtari i ndëshkoi me karton të kuq.

Chelsea ishte më afër fitores por Harry Kane ka shënuar në minutën e 90+5’ për ta mbyllur këtë ndeshje pa fitues.