Rona Nishliu po rikthehet me këngë të re

Rona Nishliu ka dhënë lajmin e mirë për fansat.

Rona Nishliu përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar rikthimin në muzikë, pas një pauze të gjatë.

Këngëtarja njoftimin e bëri përmes një videoje, në të cilën ani pse nuk zbuloi datë konkrete të këngës, bëri të ditur se ajo publikohet së shpejti.

Kujtojmë se Rona Nishliu vitin e kaluar i dha fund beqarisë, ndërsa përveç se nuk solli këngë të re për një kohë, nuk e kemi parë aktive në intervista.