Ronaldo dëshiron transferimin te Juventusi

0
325
Cristiano Ronaldo te Juventusi. Kjo mund të bëhet transferta më e bujshme e kësaj merkatoje ku “Zonja e Vjetër” pritet të paguajë plot 100 milionë euro.
Media të ndryshme evropiane raportojnë se Real Madrid është duke konsideruar shitjen e sulmuesit portugez, te skuadra kampione nga Serie A.
Por, së fundmi “Sportmediaset” ka publikuar deklaratën e Ronaldos gjatë muajit prillit, ku ai fliste me superlativ për “Zonëjn e Vjetër”.
“Që kur isha fëmijë më pëlqente Juventusi. Dëfrehesha duke parë lojën e saj. Pas duartrokitjeve të ngrohta që përjetova në këtë stadium dua t’i falënderoj tifozët pasi më prekën në zemër. Është një kujtim i madh që do ta mbaj mend gjatë, unë dua të falënderoj të gjithë tifozët e Juventusit”, tha Cristiano në Real Madrid TV.