Rozana Radi publikon videon: Si më vodhën dyqanin

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në dyqanin e këngëtares së njohur Rozana Radi.

Një adoleshent është futur në ambientet e dyqanit të saj, duke shkuar menjëherë te kasa ku ka marrë një shumë të hollash.

Ka qenë vetë Rozana, ajo e cila ka shpërndarë videon (kliko këtu) e kapur nga kamerat e sigurisë në rrjetin e saj social Instagram.

“Të gjithë duart lart! Këto që vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mijë lekshin e donte për fat. Ndërkohë në story keni po te njëjtin sot duke vjedhur në një butik tjetër. Ka kohë të sjelli paratë që ka vjedhur, në të kundërt e dimë se kush është dhe se kush janë ata që i nxjerrin të vjedhin. Mendojeni mirë”, shkruan Rozana bashkëngjitur postimit të saj./tvklan.al/