Rrahen dy policë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, pasi që dyshohet se kanë fyer dhe sulmuar dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës.

Siç raporton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ilir Konushevci’ të kryeqytetit, ku si pasojë e këtij sulmi, policët kanë pësuar lëndime trupore.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

‘Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/ Shqiptar të cilët  kanë fyer dhe sulmuar dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës, ku si pasojë e sulmit policët kanë pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftimin e Policisë.