Rrahen fizikisht mes vete dy të burgosur në Burgun e Dubravës

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një mosmarrëveshje në dy të burgosurve në Burgun e Dubravës.

Sipas raporti policor, njëri nga të dyshuarit kë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër, shkruan lajmi.net.

Viktma ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Burgu i Dubravës, Istog 04.10.2021 – 13:45. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të burgosurve, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”.