I mbijeton mocionit Dardan Gashi

Mocioni i LDK-së për ta shkarkuar zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, i cili kohë më parë kishte gjuajtur në odën e Fatmir Limajt në Malishevë, nuk kalon.

Ndonëse në Kuvend ishin të pranishëm 88 deputetë, pro kanë votuar 36 prej tyre, kundër 39 dhe kanë abstenuar 3.

Kryeministri Haradinaj, i thirrur në interpelancë që të flasë për rastin e Gashit, ku kohë më parë e kishte arsyetuar veprimin e vartësit të tij, sot u tërhoq paksa nga deklaratat e tij duke thënë se disa tradita duhen ndryshuar, sidomos ato që e rrezikojnë jetën e qytetarëve.