Rrahje masive e studentëve në objektet e UP’së (video)

Një rrahje ka ndodhur në Fakultetin Filozofik, disa aktivist të shoqërisë civile janë sulmuar fizikisht.

Filluan ta ofendonin njërin-tjetrin.

Por, nuk u ndalen me kaq.

Situata u tensionua edhe më shumë e eskaloj edhe në grushte.

Rrahja vazhdoj edhe për disa çaste.

Krejt kjo rrahje ndodhi si pasoj e një aktiviteti që disa aktivistë e kishin planifikuar ta mbajnë në objektin e fakultetit filozofik.

E një nga organizatorët e sulmuar, tregon se si erdhi deri tek përleshja.

Jasharaj tutje thotë që shpreson që sulmuesit të arrestohen, pasi që edhe janë të identifikueshëm.

E nga kjo përleshje përfunduan tre të lënduar, ku të njëjtit ishin paraqitur në Polici për të dhënë  dëshmi.

Ndërkohë, në këtë aktivitet ishte paraparë që të diskutohej për grevat e minatorëve të Bulqizës në Shqipëri.

Kjo pasi që sipas Arlind Qorrit, që  është Aktivist i Organizatës Politike në Tiranë, thotë se më të lehtë e kanë të flasin në Kosovë sa u  përket zhvillimeve në Shqipëri.

Ai tutje shton që mbetën të habitur me incidentin, e fajin e hedh tek militantët e partive politike në Shqipëri.

E pas këtij incidenti ka reaguar edhe policia.

Në njoftimin zyrtar thuhet se dy persona janë shoqëruar në polici, por nuk bëjnë të ditur nëse ndokush është arrestuar pas këtij incidenti.