Rrahje mes dy familjeve në Shtime, përfshihen edhe të mitur

Dy familje në Godanc të Poshtëm të Shtimes zgjodhën dje që hesapet t’i zgjidhin përmes grushteve.

Policia në raport njofton se pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre dy të mitur, janë përfshirë në një rrahje për shkak të mosmarrëveshjes së mëhershme midis dy familjeve.

Me vendim të prokurorin tre të dyshuarit e rritur janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit e mitur pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Detaje tjera nuk janë dhënë.