Rrahje në Kamenicë, Policia arreston mërgimtarin

Në orët e para të ditës së djeshme, në Kamenicë ka ndodhur një rrahje mes dy personave.

Është arrestuar i dyshuari mashkull-Shqiptar, me shtetësi Austriake i cili pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar ishin  rrahur në mes veti dhe shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit.

Dy të dyshuarit si pasojë e lëndimeve kanë marrë tretman mjekësor, pas intervistimit i dyshuari i arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.