Nënkryetari i LVV-së i demanton të gjithë: Deklaratat për marrëveshje – as afër së vërtetës!

Nënkryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Besnik Bislimi i ka quajtur spekulime deklarimet se gjoja marrëveshja është arritur apo është shumë afër.

Ai ka deklaruar se “portale e pseudoportale kanë vërshuar qytetarët me informata të pasakta e me hamendësime, gjithnjë duke u “thirrë” në “burime të brendshme”.

Ja postimi i plotë i Besnik Bislimit:

Sonte, shumë më shumë se netëve më parë, analistë nëpër studio televizive, portale e pseudoportale kanë vërshuar qytetarët me informata të pasakta e me hamendësime, gjithnjë duke u “thirrë” në “burime të brendshme”.

Dëshiroj të qetësoj të gjithë Ju dhe demantoj të gjithë “këta”: Gjithë këto spekulime e hamendësime dhe këto gjoja “burime” janë shumë larg së vërtetës dhe qëllimmirës.

Ashtu edhe si e kemi cekur në informatën nga Lëvizja Vetëvendosje!: Bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajmë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues (por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej).