Rrahje te “Kafet e Vogla” në Prishtinë (Video)

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, përkatësisht tek vendi i quajtur “Kafet e Vogla”.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihet një numër i madh i personave të përfshirë.

Ende nuk dihet nëse ndonjë person është shoqëruar në Polici apo ka të lënduar.