Rrahu arkitektin, zbulohet shkaku i sherrit mes 3 personave

Policia e Vlorës zbardhi detaje të reja në lidhje me incidentin e ditës së sotme ku u dhunua një arkitekt i bashkisë së qytetit nga dy persona.

Mësohet se arkitekti Klaudio Mehmetaj ka debatuar me Erjon Canajn për çështjen e një prone. Ky i fundit, pronar i një firme ndërtimi dhe disa bar-lokaleve në qytetin bregdetar ka goditur arkitektin bashkë me shtetasin A.M.

Pas ngjarjes, uniformat blu arritën të arrestonin 47-vjeçarin Erjon Canaj, ndërsa shtetasi A.M. është shpallur në kërkim. Canaj do të gjykohet për veprën penale ‘’dhunë për shkak të detyrës’’.