Rrihet një grua dhe tre të mitur në Podujevë

Policia ka njoftuar se dje në Podujevë dy persona kanë sulmuar fizikisht një grua dhe tre të mitur (meshkuj).

Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit nga policia janë dërguar në mbajtje, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Podujevë 13.06.2019 – 00:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje pronësore dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë kanë sulmuar fizikisht një femër dhe tre meshkuj K-Shqiptarë të mitur (fëmijë të tyre). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.”