Rrëfimi i mjekes kosovare: Kështu e përjetova situatën pas tërmetit nga afër

Mjekja kosovare, Dafina Krasniqi e cila me vetiniciativë ka mbledhur ndihma për tërmetin në Shqipëri, përmes një shkrimi ka rrëfyer ngjarjen tragjike të 26 nëntorit.

Në vazhdim e sjellim rrëfimin e plotë:

Tragjedia 26 Nentorit që ka gaditur Shqipërinë ka bërë që njerëz nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora të japin kontributin e tyre në ofrimin e donacioneve për kapërcimin e situatës pas tërmetit 6.4 ballësh që shkaktoi dhjetra viktima dhe qindra të plagosur.Ishte dita e merkure dmth nje dite pas tragjedis isha e kyqur ne rrjetin social facebook,kur lexoj lajmin ne llogarin tek nje doktoreshë nga Tirana e cila kishte shkruar qe nevojiten urgjent barna.Ne ato momente me ka shku mendja per inciativ ne ndihmë vellezerve e motrave tona atje.

E kam kontaktuar dr.Blerta nga Shqiperia ma ka konfirmuar qe duhen urgjent medikamente mjeksore veshmbathje per femije dhe ushqim per bebene ato momente kom publikuar nje status ne fb qe un do udhëtoj ne Shqiperi kush do ketë mundesi mem ndihmu.
Kan fillu komentet ku mundem met taku me ndihmu dikush me veshmbathje per femijë dikush me ushqim,dy donatort mat medhenj qe ma kan lehtesu punen shume jan barnatore”Joni”Fushekosove me pronar Shkumbin Jusufi e cila dhuroj sasi te madhe barnash per pacientet ne spitalin e Durresit.Mua mu lehtesua puna edhe ma shume kur kompania Shell perkatsisht Teuta Kryeziu shprehen vullnetin te na hjekin derivatet.Un i falenderoj me kete rast perzemersisht dhe perjetsisht do ju jam falenderuese.

Me shume ndjenja te perziera,si do e perjetojm live kur shohim me sy ate shkaterrim qe e kishte bërë termeti por edhe me ndjenjën e gezimit qe do ndihmonim dikend nje grup doktoresh morem rrugen per Shqiperi.Me te hy ne durres pash qdo gje rrenuar vetem disa.mace e qenë neper qoshe,aty ktu disa pleq .Ato hotelet qe shkonim per pushime veres te tëra te rrenuara,Thjesht Ma kujtojke kohen e luftes ne kosove qdo gje shembur,
Destinacion se pari patum spitalin e durresit por pasi edhe aty termeti kishte bere deme ishin evakuar stafi mjeksor dhe gjithe pacientat neper pika te tjera te qendrave shendetsore.Na priti dr Marjola e cila pa asnje prites na shoqeroj deri te pika qendra shendetsore nr 2 ne durres aty ku kishte nevoj per barna,me lot ne sy na priti stafi mjeksor aty duke na u falenderu per ndihmen gjithqka shkoj menyr zyrtare pranim dorzimi i medikamenteve nga unë.

Duke u perqafuar i pershendetum dhe morem rrugen per tjetren pike,ku na tha dr.Marjola qe ka nevoje.

Tek salla e kultures ne durres.Ne hyrje na priten dr.Ariani dr.Geraldina edhe i gjithe stafi qe ishin mobilizuar aty tek te cilet u vrehej lodhja dhe ishin derrmuar por prap te pandalshem ne ndihmë qytetarve te tyre.
Shume banor te strehuar aty.

Disa me disa sendwich ne dore,disa te strukur ne batanije,filluam shperndarjen e barnave per te cilat ajo pike kishte nevoj,filluam pershendetjen me vellezerit dhe motrat tona tek te cilet vrejtum nje buzqeshje te leht ne ftyrat e tyre dhe nje fije shpres shkendije ne syte e tyre sa qendruam aty,Sa Emocionuese
Ndihmuam stafin aty per kontroll te strehuarve,Tek dera duke dal na u takuam me zv.Ministreshen e shendetsis dr.Mira Rakacolli

E cila na falenderoj pa mas dhe shprehi mirenjohjen e saj ndaj nesh,

Ne vazhduam rrugen per tek Hotel Fafa ku aty kishin strehuar shume femije dhe kishin nevoj per veshmbathje dhe ushqime.Te pa ndalur dhe me plot vullnet per te ndihmar mberrijtem se bashku me dr.Majrolen e cila ishte me ne qdo vend.Tek dera e hotel Fafe-s dy femijë duke luajtu me top na shikaun neve me qese ne dore me ushqim dhe na than ohh doktorat na kan sjell keksa,Trupi mu rrenqeth dhe pa mberri tek depoja ku ishte e caktuar me dergu ushqimin u ndala dhe qela qesen dhe ju dhash keksa,ndjenjë e papershkrueshme
Qendruam se bashku me vellezerit e motrat aty,diskutuam se si gjithmone qdo dyten fjale e kishin mirenjohjen per popullin e kosoves.

Ra mesnata dhe ne ather donin me hanger diqka mbase 14 ore kishte shkuar qe ne ne mision te pandalur dhe pa ngrenë asgje.

Nje fast food aty qosh ishte hap morem diqka te shpejt se bashku me dr.Korabin dr.Adriatikun dhe dr.Gezimen te cilet erdhen me mu dhe iu bashkangjiten inciatives time.

Te derrmuar morem rrugen per Kosove udhetimit tonë deri ne Kosove iu bashkangjit edhe dr.Marjola e cila erdhi per me shiku qytetart e saj qe ishin vendosur ne sallen 1 Tetor,Dikush ne gjum mbase ishim te sterlodhur dikush duke lexuar portale e kaluam rrugen deri ne Kosove.

E afruam dr.Marjola deri tek salla 1Tetor iu bashkangjit kolegve te tjerë nga Shqiperia.

E lodhur mberrijta ne shtepi dhe ne gjume,

Kur zgjohem ne mengjes hapi llogarin time ne Facebook dhe sho nje fotografi gjate misionit tonë te cilen e kishim shkrepur dhe nje shkrim ne të te cilen e kishte shkruar dr.Marjola
Një përqafim smjafton për të të treguar mirënjohjen e dashurinë e këtyre ditëve e mira Dafinë! U mbledhshim për ditë më të mira! Shumë dashuri.

E lexova me lot ne sy dhe me nje rrenqethje trupit dhe thash vet me veti ne jemi motra jemi NJE.

Ne ato momente me erdh nje sms nga zv.Ministresha e shendetsis dr.Mira Rakacolli
Ne te cilin shkruante “Dafina te perqafoj fort per zemren e madhe qe ke”.

U emocionova deri ne palc e asht

Edhe erdha ne perfundim

Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”
Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund dhe diqka shume e madhe,Askush nuk eshte bere i varfer duke dhënë.