Rregullohet lapidari i ushtarëve amerikanë që humbën jetën 21-vjet më parë në Kosovë

Memoriali i dy ushtarëve amerikanë në Prizren, David Gibbs dhe Kevin Reichert, që humbën jetën 21 vjet më parë, gjatë misionit të tyre në Kosovë, u rregullua të enjten, pas demolimit që iu shkaktua nga të rreshurat dhe era që fryu në këtë qytet këto ditë.

Ish – ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,përveç që kanë vënë pllakë të re në pjesën që kishte mbetur pa merrmer, vunë edhe flamur të ri të shtetit të dy dëshmorëve , në shtizën që është afër lapidarit.

Dren Gashi, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pjesëmarrës në këtë aktivitet ka shkruar në facebook:

Një gjest i vogël i realizuar me shumë dashuri për veprat heroike që nuk kanë çmim.

Sot vendosëm pllakën e rinovuar në shenjë përkujtimi për David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert, dy ushtarë Amerikan të rënë në Prizren më 5 maj 1999 të cilët dhanë jetën për vendin tonë.

Njëri 29 vjeç ndërsa tjetri 38 vjeç, u shuan në kohën ma t’mirë të jetës për të sjellë dritën e lirisë në Kosovë.

Përjetë mirënjohës ndaj miqve tanë Amerikan për kontributin dhe sakrificën e tyre. LAVDI!