Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, ishte dënuar me 6 muaj burg

Është arrestuar një person i dyshuar në Shtime, ndaj të cilit ishte përcaktuar masa e burgimit për 6 muaj.

M.K., 38 vjeçar, po kërkohej nga policia, si i akuzuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, i dyshuari u arrestua në orët e hershme të mëngjesit dhe u shoqërua në stacion, nga ku u dërgua në vuajtje të dënimit.

Ky është njoftimi i DRP-së:

Patrulla e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë
në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit 01:20 në Shtime, ka
ndaluar një person me inicialet SH.B (M/K) 38 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në
Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve,
substancave psikotrope dhe analoge ’’, me dënim burgimi prej gjashtë
(6) muajve.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas
kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
thirrjes gjykatës.