Rreth gjysmë metri borë në Velebit të Kroacisë

Në Velebit të Kroacisë ka rënë gati gjysmë metër borë, raporton portali Index nga Zagrebi. Raportohet se borë ka rënë po ashtu edhe në Uçkë e Platkë në Istër, transmeton Koha.net.

Reshje të mëdha shiu ka pasur edhe në Rovinj e Poreç.

Dje u raportua për reshje bore në Slloveni, ku shkaktoi vështirësi në komunikacion.

Thonë se ky mot po vazhdon të zhvendoset drejt Ballkanit Perëndimor.