Rrihen pas debatit në studion e RTK-së avokati Tomë Gashi me përfaqësuesin e PSD-së

Pas debatit ne studion e RTK 1, dy nga pjesëmarresit, Tomë Gashi dhe Nol Nushi u ndeshën fizikisht me njëri-tjetrin pas akuzave të ndërsjellta që hodhën mes vete gjatë debatit.

Ngjarja ndodhi brenda në studio, pas mbylljes së siglës së emisionit të moderuar nga gazetari Ridvan Berisha.

Tomë Gashi e ofendoi përfaqësuesin e PSD-së Nol Nushin se ka qene viktime e dhunes seksuale ne ambientet e VV kur ishte ende pjese e kesaj partie.

Ka qenë gazetari Ridvan Berisha dhe analisti Milaim Zeka që kanë ndërhyrë për t’i ndarë gjatë përleshjes Gashin dhe Nushin.

E gjithë ngjarja është incizuar nga përfaqësuesja tjetër e PSD-së, Teuta Rusta, dhe pritet që ky videoincizim të publikohet së shpejti.