Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 110 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona nga koronavirusi

Deri tani në Kosovë 108 mijë e 623 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19.

2 mijë e 267 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi./Fokusi.info/