Tragjedi në Itali! Rëzohet kabina e teleferikut, 8 viktima dhe dy fëmijë të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Itali, në provincën Verbania-Cusio-Ossola.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një kabinë në teleferikun Stresa-Mottarone u shkëput në pikën më të lartë të saj, ndërsa në kabinë ndodheshin 11 persona.

Deri më tani janë konfirmuar 8 viktima, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy fëmijë.

Një helikopter ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar dy fëmijët në spitalin e Torinos.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavoje.

Burimi:BBC |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania