VV pasi Ahmeti njoftoi hyrjen me pagesë në Prishtinë: Ka qenë i dehur, e humbi kontrollin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dje ka njoftuar se hyrja me vetura në qendër të Prishtinës do të bëhet me pagesë, ndërsa pas kësaj kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Eman Rrahmani tha se Shpend Ahmeti gjatë kësaj deklarate me siguri ka qenë i dehur, dhe e ka humbë kontrollin.

Ai shton se hyrja e qytetarëve në Prishtinë nuk mund të bëhet me pagesë, është kundër ligjore dhe nuk do të lejohet një veprim i tillë në asnjë mënyrë.

Postimi i plotë:

Shpend Ahmeti, gjatë kësaj deklarate me siguri ka qenë i dehur!!! E ka humbë Kontrollin?

Hyrja e qytetarëve në Prishtinë nuk mund të bëhet me pagesë, është kundër ligjore dhe nuk do të lejohet një veprim i tillë në asnjë mënyrë.

Mirë që i kan mbet edhe disa muaj, e keq që do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.