Rritet numri i policëve të plagosur – i pesti duke u trajtuar

Është rritur numri i policëve të plagosur në aksionin e policisë në Veri të vendit.

Numri deri tani ka shkuar në pesë, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Pas katër policëve të plagosur, tani është duke u trajtuar edhe një tjetër polic i cili ka lëndime të lehta”.

Aksioni nga Policia dhe Inspektorati Policor ka filluar në orët e para të mëngjesit kundër korrupsioni, kontrabandës dhe krimit të organizuar.