Rritet presioni mbi LDK-në: Ja kush ia mësyu zyrës së Isa Mustafës sot

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Përmes një komunikate për medie të dërguar nga LDK, gjatë takimit Mustafa e falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme.

Njëherësh, bëhet e ditur se Mustafa ka njoftuar Ambasadorin Sardi edhe për zhvillimet e negociatave LDK-LVV drejt bashkëqeverisjes.

Ambasadori Sardi e falënderoi Mustafën për pritjen, bashkëpunimin dhe urimet dhe i uroi festat e fundvitit.