Rrjedh bombola e gazit, përfshihet nga flakët një pallat

Një zjarr ka rënë në një pallat në lagjen Zdrale të Shkodrës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se shkak i këtij zjarri është bërë rrjedhja e gazit nga një bombol, ku më pas flakët kanë përshirë dy hyrje pallati.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa po punojnë të shuajnë flakët e rëna në katin e 5 të pallatit. Fatmirësisht nga zjarri deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.