Rruga Brezovicë-Qendër e Skijimit e pakalueshme deri të dielën

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një komunikate për media ka njoftuar se rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit do të mbyllet nga data 15 nëntor deri të dielën me 17 nëntor.

Mbyllja e përkohshme do të bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve-asfaltimit të segmentit të rrugës.

Rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet nga sot deri të dielën.

MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.