Rruga e dijes, betejë e vështirë për t’u fituar!

Shkruan Burim Gjaka

Nëse marrim parasysh gjithmonë interesin e nxënësve dhe atë e vendosim në prioritet shumë më pak do të bëjmë gabime. Koha e pandemisë ka dëmtuar integritetin e të gjithëve mbi të gjitha fëmijëve të cilët një kohë të gjatë kanë qëndruar të mbyllur dhe jashtë bankave shkollore. Prandaj për hir të tyre dhe duke llogaritur se ata janë e ardhëmja e vendit në të gjitha aspektet, duhet të tregohemi të kujdesshëm kur marrim vendime, sidomos pêr mbyllje shkollash ose jo.

Ditëve të fundit ka shumë amulli dhe vendime të koklavitura e nganjëherë edhe të gabuara, për organizimin e procesit mësimor në shkolla në kohë pandemie. Me rritjen e numrit të të infektuarve është rritur edhe presioni ndaj personave dhe institucioneve përgjegjëse prandaj edhe kemi situata të tilla.

Viti shkollor 2021/2022 ka filluar me një Udhëzues për organizimin e procesit mësimor të hartuar nga MASH-i, i cili në një masë të madhe ka qartësuar ecjen tutje. Poashtu është hartuar edhe vendimi 01B/292 për kompenzimin e ditëve të humbura si dhe kohëve të fundit ka dalë edhe një vendim tjetër se kur mund të shkojnë shkollat në mësim online ose jo!

Mirëpo të tria këto dokumenta mjaftë të arsyeshme shpeshë nuk po respektohen në tërsi me ose pa dije.

Ka moszbatim të vendimit 02B/292 për kompensimin e ditëve të humbura, ku shkollat vendosin vet si t’ju teket për minutazhën e orëve dikush 30 minuta, dikush 40 e dikush 45 duke harruar se kjo ditë nuk është ditë pune, por është ditë mësimi normal, ku kompenzohet një ditë e humbur. Pra kthehet një borgj dhe borgji duhet të kthehet ashtu si merret.

Vendime të ndryshme dhe të koklavitura ka edhe te pjesa e skenarëve duke harruar se kemi 4 skenarë dhe jo 3 dhe të gjithë kanë specifikat e tyre pêr kalim nga njëri skenar në tjetrin. Aty qartësohet edhe numri i nxënësve nëpêr klasë, kur klasa ndahet ose jo si dhe minutazha e orëve për secilin skenar.

Edhe pjesa kur një klasë apo shkollë shkonë në skenarin C ose mësimin online, sa zgjatë kjo peridhë, kur është koha e kthimit me prezencë fizike në shkollë dhe procedurat që duhet ndjekur ka konfuzion dhe jo vendime të unisuara në nivel komunash apo vendi.
Ndêrsa pêr mësimin online sja vlenë të diskutohet sepse të gjithë e kemi të qartë pasqyrëm se si po organizohet dhe cilat rezulate priten nga ai lloj mësimi.

Prandaj për të arsyetuar tekstin që u tha më lartë po e fuqizoi edhe me foto të shkoqitura nga 3 ato dokumenta të cilat kjartësojnë situatën, nëse duam!